Sondazhi i CGTN: Më shumë se 80 përqind e të anketuarve globalë vlerësojnë politikën e jashtme të Kinës
2024-03-07 21:05:55

Foto nga VCG

Sipas një sondazhi të lëshuar nga CGTN dhe Universiteti Renmin i Kinës përmes Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re për të anketuarit globalë, deri në 83.5 përqind e të anketuarve vlerësuan politikat diplomatike të pavarur dhe paqësore të Kinës, duke besuar se kjo do të ndihmonte në promovimin e formimit të rendit më të drejtë ndërkombëtar. Sondazhi u krye me 31,980 të anketuar në mbarë botën. Të anketuarit janë nga vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Japonia, si dhe nga vendet në zhvillim si Meksika, Tajlanda dhe Nigeria.

Nga koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkët të njerëzimit për njerëzimin dhe vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit, te nisma "Një brez, një rrugë" dhe tre iniciativat globale, Kina i është përmbajtur gjithmonë pikëpamjes së qeverisjes globale të "konsultimit të përbashkët, kontributin e përbashkët dhe përfitimet e përbashkëta”, dhe promovojnë realizimin e një bote të barabartë dhe të rregullt multipolare dhe globalizimi ekonomik gjithëpërfshirës.

Sipas sondazhit, 91.1 përqind e të anketuarve vlerësuan shumë arritjet e pasura të nismës “Një brez, një rrugë” gjatë dekadës së fundit dhe besonin se Një brez, një rrugë” është bërë një " brez zhvillimi" dhe "rrugë drejt lumturisë" për të mirën e botës. 82.5 për qind e të anketuarve besojnë se koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkët të njerëzimit ka dhënë një shtysë afatgjatë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe ka treguar rrugën e duhur për njeriun. 84.5 për qind e të anketuarve u pajtuan me konceptin qendror të Iniciativës për Zhvillim Global, duke besuar se zhvillimi është zgjidhja e problemeve globale dhe realizimi i lumturisë njerëzore. 85. 6 për qind e të anketuarve besojnë se siguria është një parakusht për zhvillim dhe se të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një Strukturë Sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Foto nga VCG

Si dy forca kryesore në qeverisjen globale, ndërveprimi i shëndetshëm midis Kinës dhe SHBA-së është lidhur me mirëqenien e të dy popujve, si dhe ldihur me ardhmen e njerëzimit dhe botës. 86 për qind e të anketuarve globalë mendojnë se ruajtja e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA kërkon më shumë se vetëm fjalë, por edhe veprime pragmatike për të zbatuar konsensusin. Përveç kësaj, 91.2 për qind e të anketuarve besojnë se marrëdhëniet Kinë-SHBA  duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë dhe trajtimin e barabartë. Të dyja palët duhet të respektojnë interesat dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës. 92 për qind e të anketuarve besojnë se marrëdhëniet Kinë-SHBA nuk janë një lojë me shumën zero, dhe se përpjekja për të ndryshuar dhe përmbajtur palën tjetër është joreale. Zhvillimi i asnjërës palë nuk duhet t'i privojë të drejtat legjitime tjetrës. 83.2 për qind e të anketuarve i kërkuan SHBA-së që të njohë objektivisht synimet strategjike të Kinës dhe të vlerësojë racionalisht zhvillimin e Kinës.

Përveç kësaj, 76.2 për qind e të anketuarve globalë ranë dakord se politika e jashtme e Kinës ka mbrojtur në mënyrë efektive interesat e Kinës. 65.3 për qind e të anketuarve besojnë se pjesëmarrja aktive e Kinës në qeverisjen globale ka sjellë siguri dhe stabilitet në komunitetin ndërkombëtar.

Siç tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në konferencën për shtyp mbi politikën e jashtme dhe marrëdhëniet e jashtme të Kinës në sesionin e dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtar Popullor, "Përballë mjedisit kompleks dhe të paqëndrueshëm ndërkombëtar, Kina do të jetë me vendosmëri një forcë për paqen, stabilitetin dhe përparimin në botë. ” (Çang Çuo)