I dërguari i posaçëm kinez zhvillon bisedime në Bruksel për bisedimet e paqes të Ukrainës
2024-03-07 15:53:03

Foto nga MPJ

I dërguari i posaçëm i Kinës pati të martën në Bruksel bisedime të veçanta me një zyrtar të BE-së dhe një diplomat zviceran lidhur me bisedimet e paqes mbi krizën e Ukrainës, ndalesa e dytë e raundit të tij të dytë të "diplomacisë së vajtje-ardhjes" në Evropë. 

Li Hui, përfaqësues i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euraziatike, dhe Simon Mordue, kryekëshilltar për politikën e jashtme i presidentit të Këshillit Evropian, patën një shkëmbim të sinqertë dhe të thellë pikëpamjesh mbi gjendjen e krizës së Ukrainës, bisedimet e paqes dhe çështje të tjera me interes dhe shqetësim të ndërsjellë.

Gjatë bisedimeve, Li i shprehu gjithashtu palës evropiane kundërshtimin e vendosur të Kinës ndaj sanksioneve të njëanshme dhe shtrirjes së tepruar të juridiksionit nga ana e BE-së kundër ndërmarrjeve kineze. 

Foto nga MPJ

Të martën Li dhe Gabriel Luechinger, kreu i Divizionit të Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme, patën një komunikim konstruktiv mbi bisedimet e paqes të Ukrainës dhe përgatitjet e Zvicrës për një konferencë paqeje. 

Luechinger-i e falënderoi Kinën për përpjekjet e saj të pareshura lidhur me nxitjen e bisedimeve të paqes dhe vlerësoi sugjerimet pozitive që ka paraqitur pala kineze.