Ministrja Pirdeni: Rritja e standardeve të integritetit, kusht parësor për mirëqeverisjen
2024-03-07 12:16:39

Ministrja Pirdeni (Foto Atsh)

Ministrja Pirdeni (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve ndaj Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, që u përbyll me sukses.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministrja Pirdeni deklaroi se rritja e standardeve të integritetit është kusht parësor për mirëqeverisjen dhe avancimin e proceseve integruese të rajonit.

Në këtë forum morën pjesë 22 zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të autoriteteve ligjzbatuese antikorrupsion nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, mbi 50 panelistë në 8 panele të dedikuara, si dhe 20 organizata ndërkombëtare, organizata lokale dhe institucione akademike pjesëmarrëse. (Irma)