INSTAT: Kostoja e ndërtimit të banesave, rritje prej 4.1 %
2024-03-06 16:44:05

Tirana (Foto Monitor)

Tirana (Foto Monitor)

Kostoja e ndërtimit të banesave në Shqipëri shënoi një rritje prej 4.1% gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i. 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 9%, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 4.5%, “shpenzime transporti” dhe “kosto të tjera” përkatësisht me 3.9% secili, “shpenzime materiale” me 3.3% dhe “shpenzime makinerie” me 1.5%, bën të ditur “ATSH”.

Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4.4%.  (Elona)