Kancelari gjerman refuzon thirrjet për rikthimin e energjisë bërthamore
2024-03-06 14:32:06

Olaf Scholz  (Foto ATSH)

Olaf Scholz  (Foto ATSH)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar thirrjet për rikthimin e energjisë bërthamore në Gjermani, duke vënë në dukje kostot e larta dhe kohën e gjatë të ndërtimit, bën të ditur “ATSH”.

“Nëse dikush vendos të ndërtojë një central bërthamor tani, ai do të jetë gati për 15 deri në 20 vjet bazuar në kohën aktuale të ndërtimit. Ne duhet të kemi zgjidhur të gjitha problemet tona deri atëherë”,- tha Scholz.

“Energjia elektrike që vjen nga centralet bërthamore kushton shumë herë më tepër se ajo nga energjia e erës, energjia diellore ose burime të tjera prodhimi”, - tha ai.

“Përveç kësaj, rezervat e uraniumit janë të kufizuara”,- theksoi kancelari gjerman.

Në draftin e programit të ri të politikave, Unioni Kristiandemokrat (CDU), partia opozitare konservatore e Gjermanisë, mbështet përdorimin e energjisë bërthamore dhe kërkon të fokusohet në centralet bërthamore të gjeneratës së katërt dhe të pestë.  (Elona)