Kryeministri kroat shpall shpërbërjen e Parlamentit deri më 22 mars
2024-03-06 14:29:44

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, njoftoi të hënën se Parlamenti do të shpërndahet jo më vonë se 22 marsi, bën të ditur “Xinhua”.

Plenkoviç, gjithashtu presidenti i Bashkimit Demokratik Kroat në pushtet, deklaroi gjithashtu se presidenti Zoran Milanoviç mund të thërrasë zgjedhje parlamentare brenda 30 deri në 60 ditë nga shpërbërja.

Zgjedhjet do të mbahen para atyre të Parlamentit Europian të planifikuara për 6-9 qershor, tha ai, duke shtuar se këto vendime janë miratuar nga partnerët e koalicionit, citon “Xinhua”.

Plenkoviç është kryeministër i Kroacisë që nga tetori 2016, më jetëgjati në vend që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në 1990-n. (Elona)