Turqia ndalon shtatë persona të dyshuar si spiunë të Mosadit
2024-03-06 17:33:06

Turqi (Foto RTSH)

Turqi (Foto RTSH)

Shtatë persona, mes të cilëve një hetues privat, janë ndaluar nga policia turke pasi dyshohet se i kanë shitur informacione organizatës izraelite të spiunazhit, Mosad. Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve “Anadolu”, hetuesi privat dikur ka punuar në sektorin publik. Ai akuzohet se ka instaluar pajisje monitorimi dhe ka mbledhur informacione për persona në Lindjen e Mesme dhe biznese në Turqi, shkruan “RTSH”. 

Raportohet se ky person është paguar me kriptomonedha të cilat nuk figurojnë në regjistrat zyrtare dhe është trajnuar nga Mosadi.

Arrestimet ndërkohë janë pjesë e një operacioni të ndërmarrë nga policia Antiterrorizëm turke dhe Agjencia Kombëtare e Intelilgjencës.  

Edhe në muajt e parë të vitit ka pasur disa ndalime të tjera në Turqi për persona të dyshuar për lidhje me Mosadin. (Elona)