Centrali i ri energjetik dëshmon bashkëpunimin kino-tajlandez për energjinë e pastër
2024-03-06 18:40:21

Foto nga Xinhua

Një projekt diellor dhe i pluskimit në ujë i ndërtuar së bashku nga kompanitë kineze e tajlandeze nisi funksionimin të martën për të mbështetur zhvillimin e energjisë së pastër në Tajlandë. 

Centrali energjetik hibrid diellor dhe i pluskimit në ujë, Diga "Ubolratana", në provincën verilindore Khon Kaen të Tajlandës, integron panelet diellore pluskuese, energjinë e pastër ujore, sistemet e rezervimit të energjisë me efektshmëri të lartë dhe sistemet e mençura të menaxhimit të energjisë, sipas Korporatës Ndërkombëtare Elektrike "Dongfang", një ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të prodhimit të energjisë në botë që e ndërtoi projektin me kompaninë e vet partnere tajlandeze. 

Jiraporn Sirikum, zëvendësguvernatori i Autoritetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike të Tajlandës (EGAT), tha se ndërtimi i centraleve hibride diellore e pluskuese është një hap i rëndësishëm drejt prodhimit të energjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë energjetike të Tajlandës. Ai shprehu vlerësim për kompanitë kineze e tajlandeze që arritën ta dorëzojnë veprën përpara afatit.