Ministrja Kumbaro: Rreth 1 milion të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit
2024-03-06 16:58:21

Turistet fluksi (Foto RTSH)

Turistet fluksi (Foto RTSH)

Rreth 1 milion turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480.539 vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar, bën të ditur “RTSH”.

“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milion turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”,- shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për turizmin gjithëvjetor në Shqipëri. (Elona)