Bandat liruan mijëra të burgosur, Haiti shpall gjendjen e jashtëzakonshme
2024-03-05 15:58:48

Haiti (Foto Panorama)

Haiti (Foto Panorama)

Qeveria e Haitit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim në përpjekje për të rimarrë kontrollin e rrugëve, pasi gjatë një shpërthimi dhune gjatë fundjavës anëtarë të armatosur të bandave sulmuan dy burgjet më të mëdha të vendit dhe mijëra të burgosur u arratisën, njofton “Panorama”.

Gjendja e jashtëzakonshme 72-orëshe hyri në fuqi menjëherë pasi qeveria njoftoi nisjen e aksionit për kapjen e të arratisurve, që mendohet se janë të akuzuar për vrasje, rrëmbime dhe kriminelët e tjerë të dhunshëm.

“Policia u urdhërua të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të zbatuar shtetrrethimin dhe për të kapur të gjithë shkelësit”,- deklaroi ministri i Financave Patrick Boivert, i cili po shërben si kryeministër në detyrë.

Të paktën nëntë persona janë vrarë që nga e enjtja, katër prej tyre policë. Objektivat kanë përfshirë stacionet e policisë, aeroportin ndërkombëtar të vendit, madje edhe stadiumin kombëtar të futbollit, ku një punonjës u mbajt peng për orë të tëra. (Fatosi)