Kreu i IAEA-së viziton Rusinë
2024-03-05 14:54:00

Shefi i IAEA (Foto Panorama)

Shefi i IAEA (Foto Panorama)

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, pritet të vizitojë Rusinë, raporton agjencia e lajmeve “RIA”, citon “Panorama”.

Vizita vjen disa javë pasi shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së vizitoi termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, për të parë nëse ai mund të funksiononte me një numër të reduktuar të stafit dhe nëse karburanti i uraniumit ishte i sigurt.

Rusia fitoi kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë pasi nisi konfliktin me Ukrainën dy vjet më parë. (Irma)