Shqipëria, vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin në vitin 2025
2024-03-05 10:26:02

Albania All Senses (Foto Rtsh)

Albania All Senses (Foto Rtsh)

Me sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, “ITB Berlin”, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani, njofton “ATSH”.

Në këtë panair, Shqipëria do të prezantohet me një hapësirë kuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike, që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në Berlin.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi një përfaqësim dinjitoz dhe përgatitje për vitin 2025, ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit në “ITB Berlin”, duke përfituar nga një program 1-vjeçar promovimi. (Fatosi)