Kompania kineze ndez ëndrrat krijuese të fëmijëve nga Bangladeshi me teknologjinë e imazhit
2024-03-05 14:43:04

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë “Vivo” nisi zyrtarisht të shtunën projektin trevjeçar të përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR) “Capture the Future”, në partneritet me Fshatrat e Fëmijëve SOS të Bangladeshit, njofton “Xinhua”.

Projekti do të mbështesë mbi 100 klasa publike në gjashtë Fshatrat e Fëmijëve SOS në mbarë vendin.

Gjatë tre viteve në vijim, “Vivo” do të dhurojë telefona inteligjentë si mjete mësimore për kurset e imazhit.

Fatema Sultana, një nxënëse vendase që mori pjesë në projekt, tha se i pëlqente të bënte foto, sepse mund të kapte jetën e përditshme përmes smartfonit.

“Ky projekt është një iniciativë e shkëlqyer”,- deklaroi Md Enamul Haque, drejtori kombëtar i Fshatrave të Fëmijëve SOS në Bangladesh, duke thënë se ai do të frymëzojë djemtë dhe vajzat në fushën teknologjike dhe do të zgjerojë horizontet e tyre. (Fatosi)