Rriten kërkesat për dhurata të personalizuara për festat e marsit
2024-03-05 14:22:22

Dhurata (Foto Msn)

Dhurata (Foto Msn)

Në prag të festave të 7-8 Marsit, ka nisur dhe interesimi i njerëzve për t’u interesuar për të blerë dhurata, si për Festën e Mësuesit, ashtue dhe për Ditën e Gruas, njofton “RTSH”.

Padyshim që lulet janë produkti më i kërkuar, por nuk mungojnë as dhurata të tjera më të veçanta, siç janë ato të personalizuara.

Sipas shitësve, blerësit kanë filluar të edukohen dhe mos t’i lënë dhuratat për ditën e fundit, por duke bërë edhe prenotime.

Çmimet e dhuratave duket se janë për të gjithë portofolet. (Fatosi)