INSTAT: Rritet prodhimi i energjisë dhe ulen humbjet
2024-03-05 17:22:43

Energjia (Foto Konica.al)

Energjia (Foto Konica.al)

Instituti i Statistikave bëri të ditur se humbjet në rrjetin energjetik shqiptar gjatë vitit 2023 shënuan rënie me 0.2 për qind.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, cituar nga “ATSH”, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8796 GWh nga 7003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25.6%.

Hidrocentralet publike vitin e kaluar prodhuan 5123 GWh nga 3859 GWh të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 32.8%.

Hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 3582 GWh nga 3093 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 15.8%. (Fatosi)