Shtetet e OPEK+ pranojnë të ulin vullnetarisht eksportet e naftës
2024-03-05 17:21:09

Opec (Foto Oilnow.gy)

Opec (Foto Oilnow.gy)

Disa nga shtetet pjesëtare të OPEK+, organizatës së vendeve eksportuese të naftës, vendosën të ulin në mënyrë vullnetare normat e nxjerrjes së naftës në treg në tremujorin e dytë, shkruan “RTSH”.

Vendimi u mor në shenjë mbështetjeje të tregut financiar mes shqetësimeve se rritja ekonomike globale ka për të qenë e dobët.

OPEK+ pranoi në nëntor ulje të eksporteve në masën 2.2 milionë fuçi në ditë deri në tremujorin e parë të 2024-s, kryesuar nga Arabia Saudite.

Uljet kanë nisur që nga fundi i vitit 2022, kur në shumë vende është shprehur frika e kërkesës së ulët për naftë për shkak të krizës së normave të larta të interesit në shumicën e vendeve më të fuqishme. (Fatosi)