Kryediplomati kinez, mesazh ngushëllimi homologut bangladeshas për zjarrin
2024-03-04 21:20:38

Foto nga VCG

Të shtunë, Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi një mesazh ngushëllimi ministrit të Jashtëm të Bangladeshit Mohammad Hasan Mahmud në lidhje me aksidentin e zjarrit në kryeqytetin bangladeshas Daka.

Wang Yi tha se u trondit kur mësoi për zjarrin e madh që shpërtheu në një qendër tregtare në Daka, që shkaktoi një bilanc të rëndë viktimash. “Dëshiroj të shpreh hidhërimin për viktimat e ngushëllime për të afërmit e tyre, dhe u uroj të plagosurve shërim të shpejtë,” u shpreh Wang Yi. (Çang Çuo)