66 specie dhe mbi 114 mijë individë u regjistruan në censin e shpendëve në Shqipëri
2024-03-04 12:04:31

Shpendet ujore (Foto Gazetasi)

Shpendet ujore (Foto Gazetasi)

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi në janar Censin e Shpendëve Ujorë Dimërues, ku u përfshinë 91 specialistë dhe 11 ekspertë.

Sipas drejtoreshës së AKZM-së, Daniela Pirushi, censi i vitit 2024 mbuloi 33 ligatina (lumenj, liqene, rezervuare, ekosisteme bregdetare etj) në të gjithë Shqipërinë, njofton “ATSH”.

Nga censi u regjistruan 66 specie shpendësh, me një numër total individësh prej 114.293.

Në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Liqenit të Shkodrës është evidentuar numri më i madh i shpendëve, 32.089 individë dhe 23 specie, i ndjekur nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta me 25.57 individë dhe 52 specie. (Fatosi)