Drejtuesit amerikanë të biznesit: Tregu kinez, jetik për kompanitë amerikane që kërkojnë forcë konkurruese globale
2024-03-04 17:01:41

Foto nga VCG

Zyrtarët e biznesit dhe ekzekutivët e lartë amerikanë mbeten optimistë rreth tregut kinez, duke theksuar rolin e tij kyç për kompanitë amerikane që përpiqen për të pasur forcë konkurruese globale. 

"Kompanitë vazhdojnë të na thonë se Kina është e rëndësishme për shumëkombëshet që duan të jenë konkurruese globalisht," theksoi për "Xinhua" në një intervistë të fundit Michael Hart, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë ("AmCham").

Falë një ekonomie në rritje dhe vizitave të shpeshta nga zyrtarët e lartë dhe kryeekzekutivët amerikanë në Kinë, bizneset e ShBA-sdë në Kinë janë gjithnjë e më optimiste rreth mjedisit të biznesit në Kinë dhe marrëdhënieve dypalëshe, tha Hart. 

Foto nga VCG

Në Sondazhin vjetor për Klimën e Biznesit në Kinë të publikuar prej Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë në shkurt, gjysma e 343 anëtarëve të pyetur e vendosën Kinën si zgjedhjen e tyre të parë apo brenda tre vendeve kryesore të tyre të investimeve në nivel global, me një rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin paraardhës. 

Kina është "një burim i rëndësishëm talentesh dhe risish që ndihmon kompanitë amerikane të rritin konkurrueshmërinë e tyre globale," tha sondazhi i kryer në fund të vitit të kaluar.

Sipas raportit, ndonëse mbeten sfida, shumë anëtarë po ruajnë prodhimin ose sigurimin e burimeve në Kinë dhe të huajt kanë qenë më të prirur për t'u vendosur në Kinë gjatë vitit të kaluar.

Duke vënë në dukje që Këshilli i Shtetit shpalli 24 masa pro investimve të huaja në Kinë në gusht të vitit të kaluar, Hart tha se kompanitë e vlerësojnë këtë dhe po kërkojnë të shohin "çfarë veprimi konkret do të merret lidhur me këto politika."