Akademia e Çiklizmit në Tiranë pritet të nisë së shpejti funksionimin
2024-03-04 16:18:10

Akademia e ciklizmit  (Foto Panorama)

Akademia e ciklizmit  (Foto Panorama)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se Akademia e Biçikletave pritet të hapë së shpejti dyert, pranë stadiumit kombëtar në kryeqytetin shqiptar.

Ai theksoi se kjo akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Në këtë hapësirë fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”,- deklaroi kryebashkiaku Veliaj, shkruan “Panorama”.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të jetë gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme. (Irma)