Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirrje për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës
2024-03-04 17:06:07

CFP

CFP

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë në Rripin e Gazës mes luftimeve të vazhdueshme vdekjeprurëse, njofton “ATSH”.

“Palëve u është kërkuar të vetëpërmbahen nga privimi i civilëve në Gaza nga shërbimet bazë dhe ndihmat humanitare”,- thuhet në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara.

“Këshilli shpreh shqetësim të madh se e gjithë popullsia, më shumë se dy milionë njerëz, mund të përballet me nivele alarmante të pasigurisë akute ushqimore. Anëtarët përsëritën kërkesën e tyre që palët të lejojnë, lehtësojnë dhe mundësojnë shpërndarjen e menjëhershme, të shpejtë, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile palestineze në të gjithë Rripin e Gazës”, theksohet në deklaratë.

OKB-ja i kërkoi Izraelit të mbajë të hapura vendkalimet kufitare për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, për të lehtësuar hapjen e kalimeve shtesë për të përmbushur nevojat humanitare dhe për të mbështetur shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmave për njerëzit në të gjithë Rripin e Gazës.

CFP

CFP

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza akuzoi ushtarët izraelitë se kishin vrarë 104 persona dhe plagosur 760, ndërsa shpërndaheshin ndihmat për palestinezët në Rripin verior të Gazës.  (Fatosi)