Shkodra synon të ketë rreth 700 mijë turistë gjatë këtij viti
2024-03-04 16:10:07

Interesi i turistëve vendas dhe të huaj për të vizituar Shkodrën dhe pikat turistike të saj është shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit. autoritetet lokale presin që këtë vit kryeqendra e veriut të ketë rreth 700 mijë turistë, një rritje me rreth 30% krahasuar me një vit më parë, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Shkodër(Foto:VCG)

“E reja është që nuk do të kemi më ditë hapje apo mbyllje të sezonit. Sezoni në Shkodër do të jetë gjatë gjithë vitit. Kjo u vërtetua edhe me dy festat ajo e qytezës së festave në dhjetor apo me karnavalet që pati një boom të turistëve. Këtë vit presim të kemi një rritje me 30% nga viti 2023 ku mund të presim deri në 700 mijë turistë”,- deklaroi zv.kryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Bekaj.

Foto:VCG

Shkodër(Foto:VCG)

Ai theksoi se me lehtësirat e krijuara për turistët, do të ketë informacion më të mirë për produktet dhe shërbimin që mund të gjenden në Shkodër.

Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë. (Irma)