Bullgaria ndalon importet e naftës ruse përpara afatit
2024-03-04 12:54:00

Tubacion gazi (Foto Rtsh)

Tubacion gazi (Foto Rtsh)

Bullgaria ka ndaluar importet e naftës bruto ruse, përpara afatit, sipas masave të miratuara në përgjigje të konfliktit me Ukrainën, shkruan “RTSH”.

Ndalimi i importeve të naftës ruse prek rafinerinë e naftës “Lukoil Neftochim”, e vendosur në perëndim të qytetit port bullgar të Burgasit në Detin e Zi.

“Nafta e papërpunuar ruse do të zëvendësohet nga furnizimet nga Kazakistani, Iraku dhe Tunizia”,- bën të ditur gazeta “24 Chassa”.

Ndalimi i importit të Bullgarisë u fut në fund të vitit 2023, pavarësisht një heqjeje të veçantë ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, që do t’i lejonin Bullgarisë të vazhdonte importimin e naftës së papërpunuar ruse deri më 1 tetor.

Bullgaria ndaloi gjithashtu marrjen e gazit natyror rus në vitin 2022, kur kompania shtetërore ruse e energjisë “Gazprom” ndërpreu furnizimet pas refuzimit të qeverisë bullgare për të paguar gazin në rubla ruse.

Përpara vitit 2022, Bullgaria ishte pothuajse plotësisht e varur nga gazi rus për furnizimet me energji. (Fatosi)