“Daily Express”: Shqipëria në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së
2024-03-04 10:58:46

Tirana (Foto Gazetatema)

Tirana (Foto Gazetatema)

Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, shkruan “Daily Express”, citon “ATSH”.

Pavarësisht tronditjes nga një tërmet i madh në 2019, pandemisë së Covid-19 dhe konfliktit në Ukrainë, ekonomia e Shqipërisë pati një rimëkëmbje në vitet 2021 dhe 2022, shkruan gazeta britanike.

Inflacioni në vend është një problem, siç është edhe në vendet e tjera në të gjithë Europën, por rritja e PBB-së për këtë vit parashikohet në 3.3%. Produkti i brendshëm bruto është midis 2% dhe 3%.

“Shqipëria po investon gjithashtu shumë në industrinë e saj të ndërtimit dhe turizmit në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike, me rrjetin hekurudhor të vendit duke u riparuar plotësisht me ndihmën e Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së (EIP) për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e re hekurudhore mes Durrësit dhe Tiranës, që janë dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, do ta shkurtojë udhëtimin rrugor 40-minutësh në rreth 20 minuta”,- shkruan “Daily Express”. (Fatosi)