Mijëra persona protestuan në Izrael kundër qeverisë së kryeministrit Netanyahu
2024-03-04 16:24:30

Mijëra njerëz dolën sërish në rrugë në disa qytete izraelite për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga organizata militante palestineze Hamas, njofton “ATSH”.

Protesta më 2 mars, Tel Aviv(Foto:VCG)

Protesta më 2 mars, Tel Aviv(Foto:VCG)

Sipas medieve lokale, protestuesit kërkonin zgjedhje të menjëhershme.

Popullariteti i Netanyahut ra pas sulmit brutal të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor. Kritikët e akuzojnë politikanin e krahut të djathtë se ka neglizhuar në mbrojtjen e kufirit të Gazës, duke i dhënë përparësi mbijetesës së tij politike mbi interesat e vendit.

Protesta më 2 mars, Tel Aviv(Foto:VCG)

Në masakrën e paprecedentë, militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe rreth 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës. Sulmi shkaktoi luftën. Ofensiva ajrore dhe tokësore izraelite synon të shtypë Hamasin. (Fatosi)