Kryetari i Parlamentit hungarez nënshkroi ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO
2024-03-04 15:59:52

Kryetari i Parlamentit hungarez, Sandor Lezak, nënshkroi ratifikimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO dhe ia përcolli projektligjin zyrës së Presidentit për nënshkrim, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Kuvendit të Hungarisë, njofton “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Deputetët hungarezë miratuan anëtarësimin e Suedisë në NATO më 26 shkurt, duke hequr në këtë mënyrë pengesën e fundit për vendin nordik për të ndërmarrë hapin historik dhe për të thyer neutralitetin e ruajtur gjatë dy Luftërave Botërore dhe Luftës së Ftohtë.

Ratifikimi i protokollit u miratua nga Parlamenti hungarez me një shumicë dërrmuese (188 vota nga gjithsej 199 deputetë), duke i dhënë fund pritjes gati dy vjeçare.

Tani presidenti i Hungarisë ka në dispozicion pesë ditë për të nënshkruar projektligjin. Më pas, një ftesë zyrtare i dërgohet Suedisë për t’iu bashkuar grupit prej 31 anëtarësh.

Pranimi në NATO përbën ndryshim të madh, si për mbrojtjen e Suedisë, por edhe për balancën gjeopolitike në rajon.

Turqia ishte vendi tjetër i NATO-s që refuzoi miratimin e aplikimit të Suedisë. Ajo përfundimisht e hoqi veton e saj në janar. (Fatosi)