Specialistët ngrenë shqetësimin për obezitetin te fëmijët
2024-03-03 13:39:26

Femije obez (Foto Greatersport)

Femije obez (Foto Greatersport)

Mjekët specialistë ngrenë shqetësimin për obezitetin në rritje te fëmijët dhe adoleshentët në dekadat e fundit.

Sipas tyre, ky fenomen është shqetësues dhe faktori kryesor është kequshqyerja. Ata thonë se fëmijët po ushqehen gabim, pasi problemi kryesor ka të bëjë pikërisht me cilësinë e ushqimit, shkruan “RTSH”.

Mjekët këshillojnë prindërit që të gatuajnë ushqime vetë në shtëpi dhe të përdorin një dietë të pasur e të shëndetshme.

“Sa po vjen dhe obeziteti po shënon rritje te fëmijët. Ata hanë ushqime me shumë kalori, si fast food-et, që kanë yndyrna dhe lëndë që nxisin oreksin”,- thonë mjekët.

Sipas tyre, eliminimi i ushqimeve të shpejta dhe pijeve të gazuara, shihet si një nga mënyrat për të shmangur obezitetin, por dhe për edukimin e një fëmije për t’u rritur i shëndetshëm. (Irma)