Dubai pritet të ndërtojë aeroportin më të madh në botë
2024-03-03 12:44:13

Dubai (Foto Rtsh)

Dubai (Foto Rtsh)

Dubai do të ndërtojë aeroportin më të madh në botë, që pritet të trajtojë 160 milionë pasagjerë dhe 12 milionë tonë mallrash në vit.

Autoritetet synojnë që Aeroporti i ri Ndërkombëtar Al Maktoum, i njohur gjithashtu si “Dubai World Central”, të kthehet në jë nga aeroportet më të mëdha në botë përmes një projekti të ri në shkretëtirë.

Ky aeroport i ri në jugperëndim të qendrës së Dubait pritet të kthehet në një nyjë kryesore e ekonomisë globale.

“Plani është të maksimizojë kapacitetin aktual përmes aplikimit të teknologjisë inovative dhe rinovimeve për të rimenduar përdorimin e hapësirës. Ky zgjerim jo vetëm që do të akomodojë rritjen afatshkurtër, por gjithashtu do të na sigurojë kohë shtesë për të hartuar strategji për zgjerimin me faza të aeroportit”, tha Paul Griffiths, drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Dubait.

Aeroporti parashikon krijimin e një qyteti krejt të ri në një shtrirje në shkretëtirë prej 145 kilometrash katrorë. (Irma)