Shkencëtarët: Muaji shkurt pritet të jetë më i ngrohti në histori
2024-03-03 12:01:25

Shkurti i ngrohte (Foto Rtsh)

Shkurti i ngrohte (Foto Rtsh)

Muaji shkurt i këtij viti ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) pritet të publikojë në mes të marsit të dhënat përfundimtare për shkurtin dhe nëse ato konfirmohen, shkurti do të jetë muaji i nëntë radhazi që ka thyer rekordin global të temperaturave të larta, përcjell “RTSH”.

Në hemisferën veriore, temperaturat e larta rekord nënkuptojnë se pranvera po vjen më herët, shpjegoi javën e kaluar një shkencëtar.

Ndërkohë në Tokio, lulet kanë shpërthyer rreth një muaj më herët se normalja, ndërsa në Qytetin e Meksikësy, xhakarandat, të cilat zakonisht lulëzojnë në fund të marsit, kanë shpërthyer me lule vjollcë që në janar.

Dëbora shkriu thuajse në të gjithë Evropën në shkurt, pistat e skive u bënë të zbrazëta në Bosnje dhe Itali, ndërsa një vendpushim skijimi francez filloi të reklamonte rrugët e çiklizmit dhe ecjes.

Temperaturat në SHBA arritën deri në 22 gradë celsius mbi normale këtë javë, me Killeen të Teksasit që thyen rekordin me 38 gradë celsius. (Irma)