Shqipëri-Mali i Zi, drejt hetimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
2024-03-03 11:54:24

Dumani (Foto Atsh)

Dumani (Foto Atsh)

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, dhe drejtuesi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Arben Kraja, zhvilluan një takim dypalësh në Podgoricë, me kreyprokurorin e Malit të Zi, Milorad Markoviç, dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Vladimir Novoviç.

Sipas një njoftimi zyrtar nga SPAK, cituar nga “ATSH”, në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, si dhe për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Dumani bëri një prezantim të Strukturës së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu ai trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”,- thuhet në njoftim. (Irma)