Raporti i “Small Arms Survey”, Shqipëria, i vetmi vend me qasje strategjike për kontrollin e armëve
2024-03-03 17:30:04

Besfort Lamallari (Foto Abcnews)

Besfort Lamallari (Foto Abcnews)

Raporti i “Small Arms Survey” vlerëson pozitivisht Shqipërinë si i vetmi vend me qasje strategjike transformuese për kontrollin e armëve të zjarrit, ku një vëmendje e posaçme i kushtohet aspekteve gjinore, citon “ATSH”.

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ndau rezultatet e raportit, deklaroi se Plani Kombëtar i Veprimit i Shqipërisë përmban qasje transformuese që synojnë të ripërkufizojnë mënyrën se si armët e zjarrit përdoren për shprehjen e sjelljeve të caktuara në lidhje me rolet gjinore, me qëllim të trajtimit të shkaqeve themelore të vuajtjeve njerëzore që burojnë nga armët e zjarrit.

“Small Arms Survey” është një projekt i pavarur kërkimor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Zhvillimore në Gjenevë, Zvicër, i cili merr në shqyrtim 16 dokumente strategjikë kombëtarë të vendeve të ndryshme të botës. (Irma)