Ministri Peleshi: Mbërrijnë në Shqipëri dronët “Bajraktar”
2024-03-02 15:19:36

Dronet (Foto Rtsh)

Dronet (Foto Rtsh)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se kanë mbërritur në Shqipëri dronët “Bajraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, ministri Peleshi theksoi se prej dy ditësh ka nisur montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ministri Peleshi tha se ky zhvillim shërben si dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për garantimin e sigurisë kombëtare dhe rrit aftësitë e mbrojtjes.

Ministri theksoi se kjo lëvizje është simbol i dedikimit të qeverisë shqiptare drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat e Armatosura.

“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje është simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat e Armatosura”,- shkroi ministri Peleshi. (Irma)