Kreu i KQZ-së: Nevojiten përmirësime në Kodin Zgjedhor për financimin partiak
2024-03-02 14:59:31

Celibashi (Foto Atsh)

Celibashi (Foto Atsh)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim me drejtuesen e Zyrës së Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Ana Kovacevic-Kadovic, me të cilën diskutuan mbi nevojën e përmirësimeve të mundshme ligjore në Kodin Zgjedhor për mbikëqyrjen financiare të fushatave zgjedhore, financimit të partive politike dhe financimit nga palë të treta, shkruan “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi deklaroi se gjatë takimit u ndanë qëndrimet e të dyja palëve për Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Celibashi theksoi se në takim u dakordësuan edhe për hapat në vijim të bashkëpunimit me “NDI Albania” dhe administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Irma)