Shefi i OKB-së: Hetim i pavarur për vrasjen e personave që prisnin ndihmat humanitare në Gazë
2024-03-02 15:30:45

CFP

CFP

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se vrasja e mbi 100 personave në Gaza, ndërsa prisnin për ndihma humanitare, është situatë për të cilën mund të kërkohet hetim i pavarur.

Ai u shpreh i shokuar nga episodi i fundit në luftën Izrael-Hamas, shkruan “Panorama”.

“Jam krejtësisht i bindur se duhet një armëpushim humanitar dhe lirim i menjëhershëm i pengjeve, po ashtu duhet dhe një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva”, tha Guterres.

Sipas autoriteteve palestineze, forcat izraelite kanë qëlluar me armë zjarri duke vrarë të paktën 112 persona dhe plagosur mbi 280 të tjerë.

Hamasi bëri të ditur se diçka e tillë mund të rrezikojë bisedimet në Katar për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

CFP

CFP

Autoritetet palestineze bëjnë të ditur se janë vrarë mbi 30.000 civilë, prej 7 tetorit 2023, ku Izrali sulmoi Rripin e Gazës, nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.