Rusia, gati të kthejë trupat e viktimave të rrëzimit të një avioni ushtarak
2024-03-02 16:41:19

Avioni ukrainas i rrezuar (Foto Apnews)

Avioni ukrainas i rrezuar

Rusia ka shprehur gatishmërinë për të transferuar në Ukrainë trupat e atyre që humbën jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak Il-76 në rajonin e Belgorodit, njoftuan mediat lokale, citon “Xinhua”.

“Po, ne jemi të përgatitur. Gjithçka e nevojshme nga pikëpamja procedurale është gati”,- deklaroi komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, Tatyana Moskalkova, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.

Ajo shtoi se trupat mund të dorëzohen sipas procedurave ekzistuese.

Më 24 janar, Forcat e Armatosura ukrainase rrëzuan një avion transporti ushtarak rus, Il-76, mbi rajonin e Belgorodit. Avioni mbante 65 të burgosur ukrainas për shkëmbim. Të gjithë të burgosurit, së bashku me tre oficerë rusë shoqërues dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, humbën jetën. (Irma)