Britania pajis Jordaninë dhe Bahrein me parashuta për hedhjen e ndihmave ushqimore në Gaza
2024-03-02 16:49:16

Ndihma me parashute (Foto Atsh)

Ndihma me parashute (Foto Atsh)

Britania e Madhe ka rënë dakord në parim me kërkesën e Jordanisë dhe Bahreinit për t’i pajisur me parashuta për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, bëri të ditur Ministria e Jashtme britanike.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të vazhdojmë të dërgojmë ndihma humanitare për ata që kanë më shumë nevojë”,- shkroi ministria në “X”, citon “ATSH”.

Ministria  postoi gjithashtu fotografi që tregojnë pakot duke u ngarkuar në një aeroplan.

Ushtria izraelite njoftoi se furnizimet me ndihma për banorët në jug të Rripit të Gazës ishin hedhur nga ajri gjatë ditëve të fundit në bashkëpunim me SHBA-në, Francën dhe disa vende arabe.

Dëshmitarët okularë thanë se kutitë përmbanin oriz, makarona dhe fasule. Sipas burimeve palestineze, dërgesat ishin të koordinuara mes ushtrisë izraelite dhe disa vendeve arabe.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Gaza, OKB-ja nuk përjashton mundësinë e furnizimit ajror të më shumë se 2 milionë njerëzve. (Irma)