Teksasi përfshihet nga zjarri më i madh në historinë e tij
2024-03-02 17:06:18

Zjarri ne Teksas (Foto Rtsh)

Zjarri ne Teksas (Foto Rtsh)

Zjarri dramatik që po shkatërron Teksasin është tashmë më i madhi në historinë e shtetit. Viktima e parë është një grua 83-vjeçare në qytetin Stinnett.

Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Panhandle ku zjarri mund të përhapet shpejt për shkak të motit të nxehtë dhe me erën që pritet gjatë fundjavës, shkruan “RTSH”.

Shërbimi Pyjor i Teksasit shpjegoi se zjarri, i quajtur “Smokehouse Creek”, ka djegur tashmë mbi 400 mijë hektarë dhe është përhapur gjithashtu në 10 mijë hektarë të tjerë në Oklahoma.

Flakët besohet se janë ndezur nga vapa anormale e ditëve të fundit që ka thyer të gjitha rekordet.  (Irma)