Parlamenti Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza
2024-03-02 16:33:10

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

Parlamenti Europian bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.

Raporti i përgatitur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, me temë “Gjendja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në botë dhe politika e Bashkimit Europian”, u miratua me 265 vota pro, 253 kundër dhe 10 abstenime.

Neni 62 i raportit bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, për të cilën anëtarët e Të Majtës në PE kërkuan ndryshime, shkruan “ATSH”.

Në raportin e rishikuar dhe miratuar thuhet se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, për të siguruar qasje të papenguar në ushqim dhe ujë për të gjithë njerëzit.

Në vendimin e marrë më 18 janar, armëpushimi i përhershëm ishte i kushtëzuar me lirimin e të gjitha pengjeve dhe likuidimin e Hamasit. (Irma)