Ministri Balla kërkon nga AMP-ja rezultate në nivele më të larta
2024-03-02 14:57:50

Ministri Balla (Foto Atsh)

Ministri Balla (Foto Atsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të trajnuar nga misioni ICITAP në radhët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kërkoi nga AMP-ja të punojnë më shumë për goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të komisariatit, shkruan “ATSH”.

Sipas ministrit Balla, tashmë askush nuk është i paprekshëm.

Ministri theksoi se AMP-ja ka 50% më shumë referime në 7 muajt e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me pothuaj 2 herë më shumë punonjës policie të referuar, 257, ndër ta 78 punonjës të arrestuar apo me masa sigurie.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tha ministri Balla, u ngrit më shumë se 30 muaj më parë me një ligj të punuar bashkë me partnerët ndërkombëtarë, e në Parlament është konsideruar si një ligj i rëndësisë së veçantë.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme ishin të pranishëm edhe i ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë, David Ëisner, deputetë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, si dhe drejtuesit e misionit ICITAP. (Irma)