Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Mbi 30.000 viktima nga lufta Izrael-Hamas
2024-03-01 14:44:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaroi gjatë një takimi të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, se mbi 30.000 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në tetor, përcjell “ATSH”.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në një postim në rrjetet sociale se shumica e këtyre viktimave janë gra dhe fëmijë, ndëra mbi 70.000 palestinezë janë plagosur.

As Turk dhe as Tedros nuk cituan një burim.

Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës në përgjigje të militantëve palestinezë nga Hamasi dhe organizatave të tjera terroriste palestineze që vranë më shumë se 1200 persona brenda shtetit hebre më 7 tetor. (Irma)