Senati francez miraton pr. ligjin për të futur në Kushtetutë të drejtën e grave për abort
2024-03-01 11:50:14

Senati francez (Foto Panorama)

Senati i Francës miratoi pr.ligjin për të futur në Kushtetutë të drejtën e grave për të kryer abort. Vendimi erdhi pas miratimit të draftit në janar nga Asambleja Kombëtare, shkruan “Panorama”.

Projektligji tani do të dalë para ligjvënësve në një seancë të përbashkët në Parlamentin francez dhe pritet të miratohet nga shumica javën e ardhshme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha pas votimit se qeveria e tij është e përkushtuar ta bëjë ta pakthyeshme të drejtën e grave për të abortuar duke e mishëruar atë në Kushtetutë.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Macron tha se do ta thërrasë një seancë të përbashkët të Parlamentit për votimin përfundimtar të këtij projektligji të hënën.

Qeveria franceze dëshiron që artikulli 34 i Kushtetutës të ndryshohet për të specifikuar se ligji përcakton kushtet përmes të cilave ushtrohet liria e grave për të qenë në gjendje të kryejnë abort, e cila është e garantuar. (Irma)