Ministria e Jashtme ruse: Çdo prani ushtarake e BE-së në Ukrainë do të përshkallëzojë situatën
2024-03-01 15:24:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prania në çdo formë e trupave perëndimore në Ukrainë do të çonte në një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të situatës, dekalroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas saj, me çdo dërgesë të re armësh, vendet perëndimore tashmë po përshkallëzojnë konfliktin.

“Nëse Perëndimi vendos të dërgojë zyrtarisht trupa në Ukrainë, ose të rekrutojë mercenarë nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE), ky do të ishte një përshkallëzim i drejtpërdrejtë”,- tha ajo.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se nuk ishte sekret se personeli ushtarak nga një numër vendesh të NATO-s janë tashmë të pranishëm në Ukrainë dhe ndihmojnë Forcat e Armatosura të vendit në mënyra të ndryshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë një konference në Paris të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ndërsa nuk kishte konsensus zyrtar midis liderëve evropianë, mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. (Irma)