Ministri i Punës: Mungesa e fuqisë punëtore po pengon ekonominë gjermane
2024-03-01 11:48:33

Ministri gjerman (Foto Panorama)

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, deklaroi se mungesa e fuqisë punëtore po pengon zhvillimin ekonomik në vend, gjatë një kongresi në Berlin, në prani të përfaqësuesve të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore, shkruan “Panorama”.

“Ne duhet të promovojmë idetë e mira, se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por që duhet të bëhen më të njohura”, tha Heil.

Aktualisht në Gjermani janë rreth 46 milionë persona aktivë në tregun e punës, që është një rekord.

“Gjermania është akoma një vend ku punohet shumë”,- tha Heil.

Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme, theksoi ai, që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës. (Irma)