BE miraton më shumë para për politikën e emigracionit dhe ndihmë financiare për Ukrainën
2024-03-01 16:00:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së miratuan rishikimin e buxhetit afatgjatë të BE-së, ku parashikohet më shumë ndihmë për Ukrainën dhe më shumë shpenzime për politikën e emigracionit dhe sfidat e tjera të politikës së jashtme në të ardhmen, shkruan “ATSH”.

Sipas marrëveshjes, një paketë ndihme financiare prej 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) do të shkojë për Ukrainën dhe 11 miliardë euro shtesë do të vihen në dispozicion për politikën e BE-së për emigracionin dhe mbrojtjen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë para do të vihen gjithashtu në dispozicion për ta bërë BE-në më të qëndrueshme ndaj krizës, njoftuan vendet anëtare.

Së bashku me ndihmën për Ukrainën, janë planifikuar shpenzime të paparashikuara më parë në një total prej 64.6 miliardë euro.

Kjo do të mblidhet pjesërisht përmes parave të reja dhe pjesërisht përmes rialokimeve. Dy të tretat e ndihmës për Ukrainën janë me hua. Buxheti afatgjatë i BE-së për periudhën 2021-2027 deri më tani ka arritur në rreth 1.1 trilionë euro.

Pasi Parlamenti Evropian votoi me shumicë të martën në favor të rishikimit të të ashtuquajturës Kornizë Financiare Shumëvjeçare, ky ishte hapi i fundit i nevojshëm që ai të hynte në fuqi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Negociatorët nga PE-ja dhe shtetet kishin arritur më parë një marrëveshje për rishikimin e buxhetit afatgjatë. Kësaj i parapriu një marrëveshje mes krerëve të shteteve të BE-së dhe kryeministrave në fillim të shkurtit. (Irma)