Policia greke prangosi 10 persona në një operacion antiterrorizëm
2024-02-29 10:47:58

Foto nga VCG

Policia greke njoftoi se 10 persona u ndaluan nën dyshimin për lidhje me dy grupe vendase guerile urbane gjatë një operacioni antiterrorizëm.

Gjashtë persona u ndaluan në bastisjet në rezidencat e tyre në Athinë dhe katër të tjerët ishin tashmë në burg duke vuajtur dënimin për raste të tjera.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë terroriste, tentativë për vrasje, sulme me mjete shpërthyese dhe armëmbajtje pa leje, shkuan “Xinhua”.

Sipas policisë, ata dyshohen për lidhje me pesë sulme të fundit, duke përfshirë një përpjekje të dështuar ndaj një gjyqtari në Selanik, në fillim të këtij muaji.

Nëse bomba do të kishte shpërthyer, shpërthimi mund të kishte shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale, sipas burimeve policore. (Elona)