Shqipëri-Ukrainë, Rama dhe Zelensky firmosin traktaktin e miqësisë dhe bashkëpunimit
2024-02-29 09:55:49

Foto nga RTSH

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë firmosur në Tiranë Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, bën të ditur “RTSH”.

Në konferencën për përbashkët për shtyp, në përfundim të samitit, kryeministri Edi Rama u kujdes të theksonte mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, por po ashtu pati edhe mesazhe për vendet e pasura europiane.

Duke e konsideruar vizitën e Zelensky-t në Shqipëri si një moment shumë të veçantë, Rama tha se mbështetja për Ukrainën do të vijojë e palëkundur.  

Megjithatë, Rama tha se kapacitetet e Shqipërisë për të ofruar ndihmë janë të kufizuara, ndaj kërkoi nga vendet e pasura që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. (Elona)