Presidenti serb: Tajvani është territor i Kinës, i takon Kinës të vendosë se ç’të bëjë me të
2024-02-29 10:00:22

Foto nga VCG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha rrjetit televiziv kinez “CGTN” se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të.

“Tajvani është Kinë dhe varet prej jush se çfarë, kur dhe si do të veproni me të. Pikë”,- tha presidenti serb, shkruan “Panorama”.

Vuçiç tha se Serbia mbështet politikën e një Kine dhe se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.

Serbia vazhdon të forcojë marrëdhëniet me Kinën, me të cilën bashkëpunon në fushën e infrastrukturës dhe të mbrojtjes. (Elona)