Rreth 28 tonë fentanil kontrabandë u sekuestruan në 2023-shin në Kaliforni
2024-02-29 10:07:52

Foto nga ATSH

Autoritetet amerikane konfiskuan në vitin 2023 afërsisht 28 tonë fentanil të kontrabanduar në Kaliforni.

“Sasia totale e opioidit të fuqishëm sintetik të kapur vitin e kaluar është e mjaftueshme për të vrarë popullatën globale gati dy herë”- njoftoi zyra e guvernatorit Gavin Newsom.

“Në vitin 2023, Garda Kombëtare e Kalifornisë mbështeti agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në operacionet kundër drogës në të gjithë shtetin, duke sekuestruar një rekord prej 28.122 kilogramë fentanil”, sipas një njoftimi.

Krahasuar me vetëm disa vite më parë, sasia e fentanilit të sekuestruar nga autoritetet është rritur në mënyrë dramatike.

Në vitin 2021, autoritetet e Kalifornisë kapën një sasi droge me vlerë 64 milionë dollarë, shkruan “ATSH”.

Në vitin 2022 sasia e saj rrit në 12.700 kilogramë, me një vlerë prej 230 milionë dollarësh, bazuar në vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për vlerat e paligjshme të drogës në rajonin e Los Anxhelosit.

Sipas autoriteteve, sasia totale e fentanilit të sekuestruar në vitin 2023 do të ishte në vlerën e rreth 670 milionë dollarëve.

Vetëm 2 miligramë fentanil konsiderohet një dozë vdekjeprurëse.

Në vitin 2022, më shumë se 110.000 persona vdiqën në të gjithë SHBA-në nga helmimet me ilaçe, ku rreth 70% e tyre lidhej me fentanilin. (Elona)