Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n
2024-02-29 20:56:55

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“Shtetet perëndimore duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqet në territoret e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit. A nuk po e kuptojnë këtë ata?”, tha Putin.

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë i Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.