Shefi i NATO-s: Anëtarësimi i Suedisë do ta bëjë aleancën më të fortë
2024-02-28 17:06:25

Foto nga VCG

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë Aleancën Atlantike më të fortë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg, pas miratimit të ofertës së vendit nordik nga Parlamenti hungarez, shkruan “ATSH”.

“Përshëndes ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Parlamenti hungarez. Tani që të gjithë aleatët e kanë miratuar atë, Suedia do të bëhet aleati i 32-të i NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurt”,- shkroi Stoltenberg në “X”.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, e cilësoi një ditë historike. Në një postim në“X” ai shkroi: “Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj në drejtim të sigurisë euroatlantike, thuajse dy vjet pas fillimit të procesit të anëtarësimit”. (Elona)